
Një objekt misterioz që ka fluturuar mbi pjesën perëndimore të Manhatanit ka cuar në një stuhi lajmesh dhe spekulimesh se bëhej fjalë për një UFO.
Policia dhe FAA kanë deklaruar se menjëherë në centralet e tyre kanë mbërritur flukse telefonatash nga njerëz që raportonin se, një objekt i argjendtë ndodhej mbi lagjen e Celsit.
Burime pranë forcave të rendit kanë deklaruar se besojnë se objekti ishte një lloj balone, por në orët e mëvonshme nuk kanë qenë në gjëndje të përcaktojnë se cfarë ishte.
Mediat njujorkeze shkruajnë se fare mirë mund të shihej një pikë e argjendtë që fluturonte rreth disa mijëra metra në ajër, mes rrugës numër 23 dhe 8-Avenju.
“Ka qëndruar atje për një moment. Unë mbeta i hutuar fare”, ka treguar Joseph Torres, 49 vjec nga Bruklin, i cili e vuri re objektin pasi kishte parë një film.
Top Channel