Somali, rrëmbehen dy punonjës humanitarë

15/10/2010 13:15

Dy anëtarë të fondacionit “Save the Children” janë rrëmbyer nga persona të armatosur në Somali.

Dy personat, të rrëmbyer në qytetin e Adados pranë kufirit me Etiopinë, dyshohet se janë një këshilltar britanik sigurie dhe një punonjës vendas.

Korrespondenti i BBC në Mogadisho, Mohamed Mwalimu deklaron se pengmarrja vjen në një moment kur luftimet mes trupave qeveritare dhe rebelëve kanë kaluar në përdorimin e artilierisë së rëndë.

Disa banorë vendas i thanë reporterit se një grupi i moderuar islamik, i lidhur me trupat qeveritare, mori të premten në mëngjes kontrollin e qytetit, që dominohej nga një lord i luftës.

Sipas të njëjtave burime, luftimet në fjalë u mbyllën me të paktën shtatë persona të vdekur.

Top Channel