SHBA, lind fëmijët në data të pazakonta

15/10/2010 21:30

Dy prindër nga Michigan janë të sigurtë se nuk do të harrojnë kurrë ditëlindjet e tre fëmijëve të tyre, të lindur në 8/8/8, 9/9/9 dhe 10/10/10.

Chad e Barbie Soper theksojnë se vajza e tyre e parë Chloe ka lindur ekzaktësisht në datën e parashikuar 8 gusht 2008.

Por lindja e dytë dhe e tretë, që priteshin në ditë të ndryshme, janë paraprirë me disa ditë për shkak të problemeve shëndetësore.

Gruaja thekson se nuk ka asnjë qëllim të lind një fëmijë të katër më 11 nëntor të 2011-s.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA