
Thuhet se qeni është miku më i mirë i njeriut, por prej sot mund të thuhet me bindje se qeni është aleati më i mirë kundër alergjive.
Sipas një studimi të publikuar në revistën “Journal of Pediatrics” në Boston, fëmijët që kanë si shok një qen në vitin e parë të jetës së tyre kanë më pak mundësi për të patur një ekzemë në moshën 4-vjecare apo të bëhen alergjikë.
Ndërsa nëse në shtëpi mbahet macja, rreziku për të patur alergji te fëmijët rritet në mënyrë të ndjeshme.
Studimi është kryer ndaj 638 fëmijëve, pasardhës të prindërve alergjikë.Vullnetarët u monitoruan prej lindjes përmes 17 testeve të ndryshëm alergjikë cdo vit.Nga rezultatet u pa se fëmijët që kishin qen në shtëpi ishin më pak të predispozuar për t’u sëmurë.
Top Channel