Pakistan, përmbytjet, 9.7 biliard dollarë dëme

15/10/2010 00:40

9.7 biliard dollarë. Kjo është kostoja e përmbytjeve që përfshinë për disa muaj Pakistanin.

Bilanci u krye nga Banka Botërore dhe ajo Aziatike në një raport të përbashkët të publikuar ditën e enjte.

Raporti bazohet në vlerësimin e dëmeve në 15 sektorët kyç të ekonomisë pakistaneze dhe dëmet e ekonomike sipas këtyre dy institucioneve janë 2 herë më të mëdha se tërmeti prej 7.6 të shkallës Rihtër në vitin 2005 dhe që shkaktoi rreth 86 mijë të vdekur.

Sipas burimeve zyrtare mbi 1700 persona humbën jetën nga përmbytjet dhe mbi 20 milion u prekën prej tyre nga përmbytjet në Pakistan, që fillimisht përfshinë veriun e vendit e më pas jugun.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA