Minatorët: Hanim çdo 48 orë
15/10/2010 01:50
Luis Urzua ishte minatori i fundit që doli nga miniera e San Hozesë në Kili.
Urzua, që ishte edhe lideri i minatorëve të bllokuar në thellësinë e mbi 600 metrave tregon per mediat vështirësite e kaluara në nëntokë.
“Hanim çdo 48 orë para se të na lokalizonin se ku ndodheshim. Gjithmonë niseshim me mendimin për të ruajtur diçka për më vonë”, shprehet Ursua.
Ursua u takua me presidentin Pinera ku edhe tregoi shumë detaje të panjohura deri më tani për mediat. Ndërkohë presidenti “sfidoi” minatorët në një ndeshje futbolli kundër skuadrës së kabinetit të tij, në përpjekje për të ambientuar minatorët me jetën në sipërfaqe pas 69 ditësh nëntokë.
Top Channel