Mbrojtja, Britania shqetëson SHBA

15/10/2010 10:25

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton ka pranuar se Uashingtoni është i shqetësuar për planin e qeverisë britanike për të shkurtuar buxhetin për sektorin e mbrojtjes.

“NATO duhet të mbahet ashtu sic ka qenë, aleanca mbrojtëse më e suksesshme në historinë e botës”, ka deklaruar Clinton për BBC.

Deklaratat e shefes së diplomacisë amerikane vijnë një javë para rishikimit të shpenzimeve mbi mbrojtjen, kur do të publikohet edhe plani.

Departamenti i Thesarit ka këmbëngulur që reduktimi të bëhet me 10 për qind të 37 miliardë stërlinave që është buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes mes viteve 2011-2015.

Por nga ana tjetër, figurat kyce të ushtrisë së Mbretërisë së Bashkuar insistojnë se kapacitetet e sektorit të mbrojtjes duhet të mbahen të pandryshueshme.

Top Channel