Mbretëresha Elisabetë anulon festën e Krishtlindjeve
15/10/2010 09:30
Mbretëresha Elisabetë për herë të parë në histori ka anuluar festën tradicionale të Krishtlindjeve që mbahet cdo dy vjet në Buckingham Palace.
Lajmin e bën të ditur “The Sun”. Në pritje zakonisht ndër të tjerë, vijnë 400 punonjës të pallateve mbretërore dhe 250 punonjës të rezidencave.
Elisabeta po kërkon kështu të japë një sinjal të fortë për reduktimin e bilancit publik të vendosur nga qeveria konservatore.
Kostoja e organizimit të festës, e programuar për 13 dhjetor, shkon deri në 57 mijë euro, paguarnga fondet personale te sovranes.
Top Channel