Kinë, diskutohet plani i ardhshëm ekonomik

15/10/2010 09:10

Partia Komuniste në Kinë po mban takimin e saj vjetor në Pekin, i cili ka në fokus planin ekonomik për pesë vitet e ardhshme.

Axhenda e takimit mbahet sekrete, por sipas mediave shtetërore, autoritetet duan që konsumatorët kinezë të blejnë më shumë produkte vendase me qëllim stimulimin e ekonomisë.

Analistët do të kërkojnë gjithashtu të zbulojnë se cili mund të jetë lideri i ardhshëm i Kinës, që do të vijë në detyrë në vitin 2012.

Takimi zhvillohet pavarësisht polemikave të shumta që lindën lidhur me respektimin e të drejtave të njeriut në Kinë.

Më herët gjatë javës, 23 veteranë të Partisë Komuniste bënë thirrje për dhënien fund të kufizimeve mbi lirinë e shprehjes.

Përmes një letre, ata e cilësuan sistemin censurues në Kinë si një “skandal” dhe një “turp” për vendin.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA