iPad: New York Times lançon aplikacionin e ri

15/10/2010 21:40

New York Times ka prezantuar një aplikacion të ri për të shfletuar të përditshmen në iPad, falas, të paktën deri në fund të vitit të ardhshëm.

Programi, i shkarkueshëm në dyqanin virtual App Store të Apple, do të zëvendësojë një aplikacion të mëparshëm që lejonte vetëm aksesin e limituar të përmbajtjes.

Versioni i ri ofron më shumë se 25 zgjedhje mes artikujve, blogjeve, “breaking news”, fotove dhe videove, këto të fundit të dukshme brenda një artikulli apo ekrani të plotë.

Top Channel