Homoseksualët në ushtri, Obama kundër

15/10/2010 04:30

Vendimi i një gjykatësi të Virxhinias që e cilësoi të paligjshëm ndalimin e homoseksualëve në ushtri, shkaktoi edhe reagimin e presidentit Obama që u deklarua kundër verdiktit të gjyqtarit.

Ndërkohë Departamenti i Drejtësisë i kërkoi gjykatësit në fjalë të ngrijë vendimin në pritje që çështja të marrë udhë në apelim.

Vendimi i gjykatësit Filips goditi rëndë ligjin 17 vjeçar të ndalimit të homoseksualëve në ushtri. Ligji në vetvete nuk është se ndalon homoseksualët të kryejnë shërbimin e tyre ushtarak, por detyron të gjithë personat të ruajnë sekretin e orientimit të tyre seksual.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA