Gjykata Europiane kritikon Francën
15/10/2010 03:30
Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut dënoi Francën për dëbimet masive të romëve pak javë më parë.
Sipas gjykatës, autoritetet franceze nuk kanë rëspektuar të drejtën e personit për të mos folur përballë autoriteteve dhe se çdo person i ndaluar nuk ka mundur të marrë asistencën e nevojshme ligjore të një avokati pas 20 orësh arrest.
Opinioni i Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut i referohet dëbimeve masive të romëve si dhe rastit të një të penduari në cilësinë e dëshmitarit që në të vërtetë ndodhej nën arrest nga autoritetet vendase.
Top Channel