Dialogu Prishtinë-Beograd ishte pjesë diskutimi mes Sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, dhe Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Catherine Ashton.

Këtë e konfirmoi zëdhënësja e Përfaqësues së Lartë, Maja Kocijancic.

“Pas vizitës së freskët të Clinton në Ballkan, me Ashton diskutuan për rajonin dhe të dy palët shprehën mbështetjen e tyre për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, si dhe u vu re se pikëpamjet e tyre mbi modalitetet e këtij dialogu konvergonin”, tregoi pas takimit zëdhënësja e Ashton.

Por ndryshe nga sa pritej, as Ashton dhe as Clinton nuk e përmenden këtë çështje në deklaratat respektive për shtyp.

“Ky ishte një tjetër shans për të rifreskuar informacionin tonë mbi të gjitha çështjet për të cilat punojmë sëbashku dhe për të cilat bashkëpunimi mes Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara është kritik dhe thelbësor për objektivat, vlerat dhe qëllimet që ndajmë, por edhe për angazhimin tonë në prekjen e disa çështjeve madhore me të cilat përballemi”, u shpreh baronesha Catherine Ashton.

“Siç u tha, ne jemi konsultuar nga shumë pranë dhe rregullisht për një mori çështjesh për të cilat BE dhe SHBA ndajnë të njëjtin shqetësim”, deklaroi sekretarja Klinton.

Hillary Clinton u prit nga krerët më të lartë të institucioneve europiane, dhe më pas mori pjesë në mbledhjen e ministrave të NATO-s. Ajo ndodhet në Bruksel pas një vizite që zhvilloi në Bosnje, Serbi dhe Kosovë, ku insistoi për nisjen e shpejtë të dialogut teknik Prishtinë-Beograd.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA