Dënimi me vdekje, ekzekutohet 41 vjecari
15/10/2010 08:00
Një 41 vjecar, i dënuar me vdekje për një vrasje të kryer në vitin 1996 gjatë një grabitjeje, është ekzekutuar dje në Oklahoma të SHBA.
Donald Wackerly vdiq në 18:12 me orën lokale, rreth 01:10 me orën tonë, pas një injeksioni vdekjeprurës.
Ai ishte dënuar në vitin 1998 për vdekjen e një peshkatari në brigjet e lumit Arkansas dhe u bllokua nga dëshmia e bashkëshortes së viktimës.
Ekzekutimi i Wackerly është i 93-ti që kryehet në 20 vitet e fundit në Oklahoma, ndërkohë që në gjithë SHBA numri i ekzekutimeve ka arritur në 42 që nga fillimi i vitit.
Top Channel