“Danasâ€: Beogradi pas masakrës së Dubravës
15/10/2010 10:55
Masakra e të burgosurve shqiptarë në burgun e Dubravës është kryer me urdhër të Beogradit zyrtar.
Kështu shkruan në numrin e sotëm të saj e përditshmja serbe “Danas”, sipas të cilë prokuroria për krimet e luftës ka siguruar një dokumentacion që bën përgjegjës ish-ministrin serb të Drejtësisë, Dragolub Jankovic dhe ish-zëvendëskryeministrin Nikolla Shainovic.
Sipas burimit, të dënuar serbë për krime të rënda janë transferuar të armatosur në burgun e Dubravës për të shfarrosur të burgosurit shqiptarë.
“Fillimisht ata kanë qëlluar ndaj shqiptarëve me pushkë dhe pistoleta, por pasi e kuptuan se për këtë krim nuk mund të akuzonin forcat e NATO-s, përdorën mortaja të tipit “zola””, shkruan më tej “Danas”.
Top Channel