Shtëpitë me qera në Tiranë janë një zgjidhje e volitshme për të ardhurit në kryeqytet por edhe për ata të rinj që vendosin të fillojnë një jetë të re të pavarur nga familjet e tyre.
Por qe ta paguash ate me pare duhet te sigurosh te ardhurat qe vijne nga puna ose nga familja. Do te mesojme me shume per jetesen e disa vajzave qe jetojne ne nje shtepi me qera. Njera prej tyre, Besa na shoqeroi per ne shtepine ku jeton.
Te jetosh me qera nuk mund te pretendosh luks por minimunin jetik te gjerave perkrah nje cmimi te perballueshem, ne nje zone periferike te Tiranes, me nje pagese prej 16 mije lekesh te reja. “Ka shume gjera qe me bejne te ndihem mire ne shtepi. Per te gjetur nje shtepi kam parasysh cmimin dhe kushtet e domosdoshme”, shprehet ajo.
Bashkejetesa me disa persona ndihmon ne reduktimin e shpenzimeve te cilat perpjestohen ne cdo muaj. Cdo gje llogaritet ne menyre te barabarte, qeraja, faturat e dritave qofte edhe ushqimet. Por qe te gjesh edhe gjuhen e perbashket, keto vajza e kane zgjedhur njera-tjetren nga e njejta krahine nga Tropoja.
“Jemi te gjitha karaktere te forta por i shmangim debatet dhe nuk e kemi problem jetesen me njera-tjetren”, pohon Jetmira. Pa dyshim qe puna eshte katalizatori kryesor i perballimit te shpenzimeve mujore ku qeraja kerkohet nga pronari i shtepise ne fillim te cdo muaji. Keto vajza te reja qe sapo kane nisur jeten e tyre te pavarur, perballojne sfiden per te patur nje strehe qe paguhet me para, ne te kundert i pret vendlindja nga kane ardhur qe per ato duket nje sfide akoma me e rende.
“Jeta ne Tirane eshte e veshtire, e shtenjte por ne mendojme per prespektiva, ka edhe me keq”, shton Jetmira. Të jetosh në një shtëpi me qera po shndërrohet në një kulturë të re dhe moderne të jetuari. Për hir të së vërtetës, më shumë e ndikuar nga struktura e re ekonomike e vendit dhe pasiguria e të ardhurave, sesa nga luksi i të bërit një zgjedhje.
Top Channel