Qeveria serbe garantoi luftë të ashpër ndaj ekstremizmit, pas dhunës së shfaqur nga ultranacionalistët serbë në Xhenova të Italisë.

Autoritetet e Beogradit nënvizuan nevojën për të vendosur përballë drejtësisë të gjitha përgjegjësit e dhunës dhe huliganizmit të shfaqur në Itali, në gjatë ndeshjes së futbollit Itali-Serbi, ku edhe u dogj flamuri ynë kombëtar.

Qeveria vendase nuk paraqiti një plan konkret për luftën ndaj ekstremizmit, por në deklaratën e saj, përveç rastit të huliganizmit përmendet edhe dhuna e ushtruar gjatë mbajtjes së paradës së homoseksualëve në Beograd, “Gay Pride”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA