Serbi, policia arreston 19 huliganë
14/10/2010 15:35
Policia serbe ka arrestuar 19 persona të dyshuar për trazirat në Xhenova, me rastin e ndeshjes së ditës së martë Itali-Serbi.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministri i Brendshëm serb, Ivica Dacic, sipas të cilit huliganët janë ndaluar menjëherë sapo kanë hyrë në Serbi.
Sipas Dacic, përvec huliganëve janë kontrolluar me imtësi edhe dy autobuzë me tifozë që vinin nga qyteti italian i Xhenovës.
Ndërkohë, numri i huliganëve të arrestuar në Itali është 17, përfshirë këtu liderin e tyre, të njohur me nofkën “Ivani i Tmerrshëm”.
Ky i fundit ka një të kaluar ushtarake dhe dyshohet të jetë një eksponent i rrezikshëm i krimit të organizuar serb në Ballkan.
Top Channel