Strategjia e qeverisë së Kosovës për privatizimin e PTK-së u miratua në Kuvend.
Pas një seance të shkurtër, me batuta dhe ndërhyrje të kryeministrit Hashim Thaci dhe kryetarit Jakup Krasniqi, strategjia u miratua krejt papritur.
Kryeministri Thaçi ka kërkuar që deputetët të bejne detyrën e tyre sepse procesi i privatizimit të PTK-së nuk duhet të mbetej peng i politikave, i interesave partiake, apo i fushatave elektorale.
Ai madje tha se, nëse nuk votohet kjo strategji, atëherë do të largohen investitorët e interesuar dhe se do t’u tregohej miqve ndërkombëtarë se Kosova është kundër privatizimit.
Deputetë të Kuvendit të Kosovës nga radhet e LDK-së, AKR-së dhe LDD-së kundërshtuan gjatë fjalës së tyre privatizimin e PTK-së. Madje, LDK propozoi një mocion për heqjen nga rendi i ditës të kësaj pike.
Por pas hedhjes poshtë të mocionit, strategjia u miratua me 47 vota pro, dy kundër dhe një abstenim. Deputetët e LDK-së e kanë bojkotuar procesin e votimit dhe po ashtu edhe ata të AAK-së e LDD-së.
Top Channel