Prishtina mendon se nuk është ende e gatshme për të hapur bisedimet me Serbinë.

Këtë deklaroi zëvendëskryeministri i Kosovës Hajredin Kuci, një ditë pasi sekretarja amerikane e Shtetit sugjeroi fillimin e dialogut edhe para zgjedhjeve të parakohshme.

“Nuk besoj se legjitimiteti demokratik është gati. Temat që kanë të bëjnë me personat e pagjetur kanë qenë në bisedime, por temat e tjera jo dhe ne mendojmë se këto bisedime mund të bëhen vetëm pas zgjedhjeve”, ka pohuar Kuci.

Ndërkohë që partitë në opozitë shprehen edhe më skeptike, duke pasur parasysh krizën politike që sipas tyre ka përfshirë Kosovën.

“Këto institucione nuk kanë kredibilitet për asnjë marrëveshje. Me këtë krizë politike që ka përfshirë vendin nuk mund të ketë bisedime për asnjë cështje”, ka deklaruar Ibrahim Makolli, deputet i AKR-së.

“Nuk mund të flitet as me Serbinë dhe as me këdo tjetër kur ne kemi një krizë të madhe në Kosovë”, është shprehur më pas kryetari i LDD-së, Nexhat Daci.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA