Pinte raki me shokët, vdes në lokal 23-vjeçari

14/10/2010 09:20

Pija e tepërt i ka kushtuar shumë një të riu nga Librazhdi, i cili rreth dy javë më parë ka humbur jetën teksa pinte raki me disa shokë të tij.

Idriz Alliu, 23 vjeç, banues në fshatin Hotolisht, ka vdekur në ambientet e një lokali përgjatë rrugës kombëtare Librazhd-Përrenjas, në vendin e quajtur Hotolisht-Qendër.

Burime të afërta nga vendi i ngjarjes thanë se i riu kishte konsumuar brenda pak orësh një sasi të madhe pijesh alkoolike.

Top Channel