Ministri kosovar i Shëndetësisë, Bujar Bukoshi ka deklaruar se buxheti për sektorin shëndetësor në vitin 2011 do të jetë dyfishi i atij të vitit që po lëmë pas.

“Buxheti i aprovuar nga MSH për vitin 2010 ishte rreth 75 milionë euro dhe dyfishimi i tij nënkupton se për vitin 2011 ai do të shkojë në 150 milionë”, ka pohuar Bukoshi.

Duke folur në Kuvendin e Kosovës, ministri ka shtuar se sektori i shëndetësisë është anashkaluar vazhdimisht përsa i përket përcaktimit të buxhetit.

Bujar Bukoshi është një nga kandidatët që do të garojë për postin e kryetarit të LDK-së, në zgjedhjet që do të mbahen së shpejti brenda partisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA