Kili, minatorët e parë kthehen në shtëpi

14/10/2010 16:50

Dy nga 33 minatorët e shpëtuar pas 69 ditësh nën tokë në minierën e Kilit, mund të lënë spitalin dhe të kthehen në shtëpitë e tyre brenda ditës së sotme.

Ndërsa të tjerët po marrin trajtim mjekësor për shkak të problemeve që kanë me dhëmbët, sytë dhe mushkëritë.

Gjithësesi, ministri i Shëndetësisë Jaime Manalich tha se minatorët kanë një shëndet relativisht të mirë, “falë një mrekullie”.

Operacioni i shpëtimit përfundoi më herët, kur minatori i fundit Luis Urzua u nxorr në sipërfaqe.

Presidenti i Kilit, Sebastian Pinera tha se vendi i tij tani është më i bashkuar se kurrë dhe se një ngjarje e tillë nuk do të përsëritet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA