Japoni, kopshtari përmes celularit

14/10/2010 14:45

Japonezët e apasionuar pas kopshtarisë mund të mbështeten mbi një analizë automatike të bimëve drejtpërdrejt nëpërmjet celularit.

Ideja e shërbimit i ka ardhur kolosit të komunikacionit “Ntt Docomo”.

Shërbimi bazohet mbi një sensor special që futet në Tokë dhe mat temperaturën, ujin dhe intensitetin e diellit.

Këto të dhëna dërgohen nëpërmjet rrjetit celular në një pajisje në shtëpi, që qarkullon informacionet në një kompjuter qendror.

Pas analizës, përdoruesi merr në telefon këshilla të personalizuara.

Top Channel