Huliganët, Maroni: Faji i inteligjencës serbe

14/10/2010 15:10

Ajo që ndodhi në stadiumin e Xhenovës ishte një nënvlerësim i rrezikut nga ana e shërbimeve serbe të inteligjencës.

Kështu ka deklaruar ministri i Brendshëm italian, Roberto Maroni, sipas të cilit nuk ka asnjë censurë ndaj forcave të rendit dhe inteligjencës italiane.

“Nëse UEFA do të miratonte masat tona, sic është ajo për kartën e tifozit, ngjarje të tilla nuk do të kishin ndodhur”, ka pohuar Maroni.

Ndërkohë, kreu i huliganëve, Ivan Bogdanov, përmes avokatit të tij i ka kërkuar të falur Italisë dhe italianëve. “Nuk donim të bënim dëme”, ka deklaruar ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA