Vazhdon të rritet numri i të papunëve në Greqi pas masave anti-krizë të qeverisë, për të rivendosur deficitin në parametrat e duhur.

Sipas raportimeve të mediave greke, në korrik taksa e papunësisë ka arritur kuotën 12 për qind, nga 11.6% që ishte në qershor.

Instituti helen i statistikave bën gjithashtu të ditur se një i ri në tre, nga mosha 15 në 24 vjec, është i papunë.

Herë pas herë vendi fqinj përfshihet nga grevat e punonjësve të sektorit publik, të cilët kundërshtojnë masat anti-krizë të qeverisë.

Top Channel