Greqi, hekurudhat në grevë për 24 orë
14/10/2010 08:10
Hekurudha greke është sot në grevë për të protestuar kundër privatizimit pjesërisht të kompanisë shtetërore OSE.
Greva 24 orëshe, e paraprirë dje nga një ndërprerje tre orëshe, i përket të gjitha linjave hekurudhore interurbane dhe suburbane dhe koinçidon me mbërritjen ne parlament të projektligjit që parashikon një riorganizim të OSE-së për të pakësuar defiçitin buxhetor.
Kompania do t’i jepet për administrim pjesërisht privatëve edhe pse shteti do të ketë kontrollin e aktivitetit.
Top Channel