Gates: Mbështesim dialogun në Afganistan
14/10/2010 18:50
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates ka deklaruar se SHBA do të bëjnë gjithcka për të mbështetur dialogun në Afganistan.
Deklarata e Gates erdhi pasi disa përfaqësues të guerrilasve talebanë u shprehën të gatshëm për të biseduar me qeverinë afgane.
Por nga ana tjetër, sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, nga Brukseli ka hedhur “ujë mbi zjarr”.
“Përpjekjet për dialog në Afganistan janë komplekse dhe vetëm në fillim. Për SHBA është ende herët të vlerësohet se cili mund të jetë rezultati”, ka deklaruar Clinton.
Top Channel