Komisioneri evropian për Zgjerimin, Shtefan Fyle ka deklaruar se sfida kyce për vendet e Ballkanit është lënia pas e së kaluarës së vështirë dhe gatishmëria për të avancuar drejt një axhende evropiane.
Në një intervistë për “DW”, Fyle është shprehur se afrimi i vendeve të rajonit me BE-në do të bëhet vetëm kur ato të kenë plotësuar kriteret dhe standartet e duhura.
“Pranimi realizohet kur një vend është gati. Kjo arrihet pasi të jenë plotësuar të gjitha kriteret e anëtarësimit dhe për këtë arsye vendi mund të japë një kontribut pozitiv në BE, si dhe të gëzojë të gjitha përfitimet e anëtarësimit”, ka pohuar Fyle.
Sipas tij, Ky është një proces ambicioz që kërkon mobilizimin e plotë të forcave të një vendi dhe në të cilin cilësia është më e rëndësishme se shpejtësia.
“Pa respektimin e rendit dhe ligjit, pa pavarësinë efikase të gjyqësorit dhe pa një angazhim të fortë për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, afrimi do të jetë i pamundur”, ka shtuar Fyle.
Top Channel