FB shpëton jetën e 2 vjecares

14/10/2010 17:55

FB shpëton jetën e një vajze 2 vjecare nga Britania e Madhe.

Gjithcka nisi kur një infermiere po shikonte fotot e mikeshës së saj, duke vënë re se syri i vajzës 2 vjecare Grace Freeman kishte një ngjyrë të kuqe të pazakontë. Ajo e ka vënë re ndryshimin pasi blici i aparatit fotografik arrin ta zbulojë këtë anomali. Infermierja nuk është menduar dy herë, duke qenë e sigurt se bëhej fjalë për një tumor.

Nicola Sharp punon prej 20 vjetësh në një repart pediatrik. Pas analizave, familja Freeman mësoi se syri i majtë ishte prekur nga dy tumore të vegjël. Sipas mjekëve, nëse nuk do ishte kapur në kohë, sëmundja do ishte përhapur. Tashmë Grace kryen cdo 4 javë trajtime me rreze lazer dhe i duhet ta mbajë sëmundjen nën kontroll për gjithë jetën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA