Dashuria zbeh dhimbjen
14/10/2010 19:45
Dashuria është një ilac i fuqishëm kundër dhimbjes fizike. Këtë e bën të ditur një studim amerikan që thekson se “kura” është më efikase në fillimet e një lidhjeje pasionante.
Dashuria ushtron një fuqi të madhe duke prekur organet dhe pjesët e trupit në të cilat veprojnë ilacet anti-dhimbje. Studimi është kryer tek disa persona ku janë testuar të dhënat fizike tek ata që po kalonin një histori dashurie dhe tek një grup tjetër pa këtë ndjenjë.
Rezultatet kanë treguar se grupi i parë ka qenë më i prirur për të mos ndier dhimbje.
Top Channel