Dëbimi i kosovarëve, kritikohet Austria
14/10/2010 17:45
Dëbimi i dy vajzave kosovare dhe babait të tyre nga Austria ka bërë që disa organizata humanitare të kritikojnë qeverinë e Vjenës.
Kështu, Amnesty International dhe dy organizata të tjera i kanë bërë thirrje qeverisë austriake që të ndalë dëbimin e familjeve të integruara.
Ato kanë kërkuar nga 183 deputetët e këtij vendi që të mbrojnë më mirë të drejtat e pakicave dhe të tregohen më të butë ndaj azilkërkuesve.
Dy vajzat kosovare dhe babai i tyre u dëbuan pasi autoritetet austriake iu refuzuan azilin, ndërkohë që mamaja e tyre për shkak të tronditjes ndodhet nën kujdes psikiatrik.
Top Channel