Clinton: Pakistani ka mbështetjen tonë
14/10/2010 12:00
“Pakistani mund të mbështetet në ndihmën e Shteteve të Bashkuara dhe BE-së, por qeveria e Islamabadit duhet të marrë përsipër përgjegjësit e tij”.
Ky është mesazhi i bërë nga sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, pas një takimi me “ministren e Jashtme” të BE-së, Catherine Ashton.
“Tani bëhet esenciale roli i qeverisë”, është shprehur Clinton duke kujtuar ndihmat e dhëna deri tani.
Top Channel