Bakteret komunikojnë me flokë elektrikë

14/10/2010 10:35

Bakteret dhe mikroorganizmat e tjerë komunikojnë mes tyre dhe shkëmbejnë energji nëpërmjet “flokëve elektrike”, zgjatime që përcjellin elektricitet.

Në këtë mënyrë ata transformojnë kolonitë në qarqet biologjikë.

“Është prova e parë që tregon se si elektronet transportohen në nanokavot e prodhuara nga bakteret”, kanë bërë të ditur kërkuesit amerikan që kanë bërë zbulimin.

Këto zgjatime ngjajnë me fije të gjata që nisin nga trupi i mikroorganizmave dhe janë të përbëra në pjesën më të madhe nga proteinat.

Top Channel