Afganistani, ministri britanik kundër lojës
14/10/2010 17:25
Del nesër në disa vende të Evropës videoloja e shumëdiskutuar, e cila të jep mundësinë të zgjedhësh nëse të mbash anën e perëndimorëve apo talebanëve.
“Medalja e Nderit” është videoloja e parë që tregon luftën në Afganistan, pas dy vjetësh punë të kryer nga ekspertët e elektronikës.
Kështu, një grup prej 50 personash kanë krijuar në format dixhital një zonë të gjerë afgane, nga Kabuli deri në kufirin me Pakistanin, si dhe armët, automjetet dhe operacionet e trupave ushtarake.
Por loja në fjalë nuk është mirëpritur nga disa zyrtarë. Ministri britanik i Mbrojtjes, Liam Fox u ka kërkuar anglezëve që ta bojkotojnë atë.
Top Channel