Vrasja e Liridona Ademajt/ “Kënaqu tani”, dalin fotot e tre të akuzuarve në gjykatë, dëshmon kushëriri i Murselit: Më kërkoi ta bëjë unë ekzekutimin, i thashë…
Përleshje të ashpra në Xhenova të Italisë gjatë dhe pas pezullimit të ndeshjes Itali-Serbi ku mijëra tifozë serbë nuk kanë lejuar të zhvillohet përballja e vlefshme për Euro 2012.
Pas pezullimit të takimit, përleshjet u transferuan jashtë stadiumit “Marassi” deri rreth orës 2 pas mesnatës. 35 janë huliganët e denoncuar dhe 138 ata të identifikuar. 17 prej tyre janë arrestuar, mes tyre edhe personi që preu rrjetën në stadium, duke nxitur tifozët e tjerë të hidhnin fishekzjarre në fushë.
Mes 16 të plagosurve, ndodhen edhe dy karabinierë italianë. Ndërkohë, televizioni publik serb e dënoi sjelljen e ultrasve. “Ky është një turp i vërtetë për Serbinë dhe një turp për futbollin tonë”, u shpreh komentatori gjate momenteve kur ndeshja u ndërpre.
Top Channel