Sllovaki, protesta kundër shkurtimeve të qeverisë

13/10/2010 00:30

Rreth 5 mijë manifestuar protestuan ditën e martë në rrugët e Bratisllavës në Slloveki kundër shkurtimeve në buxhet të miratuar nga qeveria e qendrës së djathtë.

Manifestuesit u shfaqën me parrulla si “Duam të jetojmë, jo të mbijetojmë”.

Sindikatat që mbështesin protestat kundërshotjnë rritjen e TVSH-së nga 19 në 20 përqind si dhe shtimin e disa taksave mbi mallrat e konsumit të përditshëm.

Shkurtimet dhe rritja e taksave sipas përllogaritjeve të qeverisë vendase, parashikohet të sjellin në arkën e shtetit sllovak rreth 770 milion euro. Megjithatë hyrja e këtyre masave duhet të marrë më parë edhe miratimin e parlamentit vendas, i cili pritet të votojë në ditët e ardhshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA