Flamuri kombëtar u largua nga sheshi ‘Nënë Tereza’, të martën pasdite, por brenda pak orëve ai u rivendos sërish.
Janë Lëvizja për Bashkim dhe tifozat Kuq e Zi, me ndihmën e Vetëvendosjes që moren përsipër këtë aksion.
Po ashtu gjatë së mërkurës në mesditë, për t’i bërë thirrje Qeverisë që të mos heshte në këto situata, dhjetëra aktivistë të Lëvizjes për Bashkim dhe tifozave Kuq e Zi, vendosën flamuj kombëtar në rrethinat e ndërtesës së ekzekutivit kosovar.
Të martën, në sheshin kryesor në Prishtinë ishin vendosur përveç flamujve të Kosovës dhe ShBA-ve, edhe ai kombëtar, kuqezi, për t’i uruar mirëseardhjen zonjës amerikane.
Por, brenda pak orëve flamuri shqiptar u largua. Zyrtarisht nuk ka një informacion se kush e bëri këtë.
Jo zyrtarisht mësohet se është ambasada amerikane e cila e ka bërë protokollin, ajo që ka kërkuar të hiqet flamuri kombëtar, me arsyetimin se mbajtja e flamurit të një shteti fqinj nuk është e preferueshme.
Top Channel