Komunitetet e zonës veriore të Kosovës, ata të Mitrovicës dhe Zubin Potokut, kanë shprehur miratimin e tyre ndaj masave të KFOR për rritjen e sigurisë.

Qëndrimi u shpreh gjatë vizitës së komandantit të trupave ndërkombëtare, gjeneralit Erhard Byhler, i cili ka takuar përfaqësuesit e komuniteteve.

Edhe kryetarët e komunave, Avni Kastrati dhe Sllavisha Ristic janë shprehur se prania e rritur e KFOR-it është e mirëpritur, pasi synohet luftimi i kriminalitetit.

Gjatë vizitës së tij në veri të Kosovës, gjenerali Byhler është takuar edhe me përfaqësues të komunitetit të romëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA