Një grup prej 23 veteranësh të Partisë Komuniste në Kinë kanë shkruar një letër duke kërkuar dhënien fund të kufizimit të lirisë së shprehjes në vend.
Letra në fjalë thotë se, liria e shprehjes garantohet në Kushtetutën kineze, por nuk lejohet të praktikohet.
“Ne duam që njerëzit të jenë në gjëndje të shprehen të lirë në internet dhe më shumë respekt për gazetarët”, thuhet në letër.
Apeli vjen vetëm disa ditë pasi disidentit kinez Liu Xiaobo iu dha cmimi Nobël për Paqen. Liu ndodhet në burg për të shlyer një dënim 11 vjecar, pasi shprehu dëshirën e tij për një ndryshim paqësor të politikës në Kinë.
Letra vjen gjithashtu pak para një mbledhjeje të rëndësishme të partisë, ku pritet të promovohen liderët e ardhshëm dhe t’i jepet formë politikës për vitet në vijim.
Top Channel