Kili, nis operacioni i shpëtimit të minatorëve

13/10/2010 04:40

Ka nisur në Kili rreth orës 04:30 me orën tonë lokale, operacioni i shpëtimit të 33 minatorëve të bllokuar për 68 ditë në minierat e San Hozesë.

Njoftohet se anëtari i parë i grupit të shpëtimit ka zbritur me anë të kapsulës në nivelin ku ndodhen edhe minatorët. Ky ishte edhe hapi final dhe thelbësor i nisjes së operacionit të nxjerrjes në sipërfaqe të minatorëve.

Operacioni i shpëtimit ishte parashikuar për të nisur në orën 01:00 me orën tonë, por ai u shty për më shumë se 3 orë për shkaqe teknike. Ekspertët kërkuan më shumë kohë për të vendosur dhe testuar aparturat e komunikimit në dy kapsulat e shpëtimit.

Ndërkaq shpëtimi nis me emrin e bërë publik nga vetë presidenti kilian, Florencio Avalos, që filmoi për 68 ditë me radhe jetën e tij dhe të 32 minatorëve të tjerë nën izolim të plotë.

Nisja e operacionit i dha fund makthit të minatorëve që kanë thyer çdo lloj rekordi duke qendruar nën tokë më shumë se kushdo në historinë e minierave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA