Kili, ja detajet e operacionit të shpëtimit

13/10/2010 01:25

Dy kapsulat që do të përdoren për të tërhequr në sipërfaqe një nga një minatorët e bllokuar në Kili ndodhen gati për t’u zbritur në thellësinë e mbi 600 metrave.

Zyrtarët kilianë shpjeguan se operacioni do të nisë me dërgimin fillimisht të një kapsule bosh në thellësinë në të cilën ndodhen minatorët e bllokuar për 68 ditë. Më pas një anëtar i grupit të shpëtimit do të zbritet poshtë nëpërmjet kapsulës tjetër me shpejtësi të ngadaltë. Ai do të ngjitet sërish në sipërfaqe për të raportuar mbi ecurinë e operacionit deri në ato momente. Ai do të ridërgohet në thellësi për të dhënë një tjetër raport të detajuar mbi misionin. Pas kësaj anëtari i grupit të shpëtimit do të ringjitet në sipërfaqe për t’i hapur rrugë zbritjes së një tjetër anëtari që do të ndihmojë me ngjitjen lart të minatorit të parë.

Autoritetet thanë se menjëherë pas nxjerrjes minatorët do të shoqërohen për në spital ku do t’i nënshtrohen një kontrolli mjekësor në 3 faza, kontrollit të menjëhershëm pas nxjerrjes në sipërfaqe, kontroll më të specializuar nga spitali rajonal, e më pas kontroll të detajuar në spitalin e Copiapos.

Zyrtarët u shprehen gjithashtu për gazetarët dhe mediat ndërkombëtare të interesuar për ngjarjen se të gjithë minatorët sëbashku do të mbajnë një konferencë për shtyp nga spitali pas rehabilimtimit atje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA