Këshilli i Sigurimit, zbardhen 5 emrat e 2011-2012

13/10/2010 02:05

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara zbardhi emrat e pesë vendeve që do të jënë anëtare të Këshillit të Sigurimit për punimet gjatë periudhës 2011-2012.

Gjermania, Portugalia, India, Kolumbia dhe Afrika e Jugut janë shtetet të cilat do të mund të ushtrojnë votën e tyre në këtë institucion, por pa të drejtë vetoje.

Në raundin e parë të votimit, Portugalia dhe Kanadaja konkuruan për vendin e dytë nga vendet perëndimore pas zgjedhjes së Gjermanisë në KS, por pas mbështetjes së dobët të marrë Otaua vendosi tërheqjen e kandidaturës së saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA