Josipovic: Kosovë-Serbi, në takimet rajonale
13/10/2010 15:15
Presidenti i Kroacisë, Ivo Josipovic ka deklaruar se përfaqësuesit e Serbisë dhe Kosovës duhet të takohen në samitet rajonale dhe ndërkombëtare.
“Askush nuk mund ta detyrojë Serbinë që të njohë menjëherë Kosovën, por dy vendet duhet të ulen në tryezë dhe të takohen në takimet rajonale e ndërkombëtare”, ka pohuar Josipovic.
Në një intervistë për gazetën austriake “Die Presse”, presidenti kroat ka vlerësuar se homologu i tij serb Boris Tadic ka bërër maksimumin me modifikimin e rezolutës për Kosovën në Kombet e Bashkuara.
Josipovic ka theksuar se problemet simbolike duhet të zgjidhen, duke shtuar se, “nëse palët nuk ulen në një tryezë të përbashkët, janë të dyja humbëse”.
Top Channel