Iran, 18 viktima në një shpërthim
13/10/2010 11:25
Një shpërthim i ndodhur dje në Iran ka shkaktuar vdekjen e të paktën 18 personave.
Ngjarja ndodhi në një bazë të Gardës Revolucionare në verilindje të Iranit ku ngelën të plagosur edhe 14 persona. Të dhënat jepen nga gjenerali i Pasdaran, Yadollah Buali.
Sipas informacioneve, bëhet fjalë për një shpërthim aksidental pasi një depozitë me municione mori flakë. Në të shkuarën, pjestarët e Gardës janë vënë në shënjestër të guerrilasve ekstremistë.
Top Channel