Gjermani, 10% kërkojnë një Hitler të ri

13/10/2010 21:40

Një e treta e gjermanëve vlerësojnë se në Gjermani ka një fluks të tepruar emigrantësh, ndërsa 10 për qind e tyre ëndërrojnë për një Hitler të ri.

Një sondazh i kryer nga institucioni “Friedrich-Ebert-Stiftung” zbulon se në 2 vjet në Gjermani është rritur ndjeshëm konsensusi për lëvizjet e së djathtës ekstreme.

Në vitin 2010 ka pasur një rritje të pozicioneve anti-demokratike dhe raciste, 30 për qind e të intervistuarve mendojnë se të huajt duhet të kthehen në shtëpi pasi u vjedhin vendin e punës gjermanëve.

Top Channel