Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton mbërriti në Kosovë pak minuta më parë.

Sekretarja amerikane e Shtetit eshte pritur në Aeroportin e Prishtinës nga ambasadori Christopher Dell, ministri i Punëve të Jashtme Skender Hyseni, si dhe nga Garda e Nderit e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Pas mbërritjes në Prishtinë, Clinton do të takohet me ushtruesin e detyrë së presidentit të Kosovës, njëkohesisht kryetar i Kuvendit, Jakup Krasniqi, me kryeministrin Hashim Thaçi dhe me kryediplomatin Skëndër Hyseni.

Vizita e sekretares amerikane në Kosovë është në kuadër të turneut të saj në Ballkan. Ajo ka vizituar të martën Bosnjën dhe Serbinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA