Britani-Rusi, ripërtëritje marrëdhënieve

13/10/2010 17:55

William Hague ka deklaruar se dëshiron marrëdhënie më të ngushta ekonomike dhe sigurie me Rusinë, pavarësisht konfliktet e pazgjidhura lidhur me vrasjen e Alexander Litvinenko.

Në vizitën e tij të parë në Rusi, sekretari i Jashtëm britanik tha se vrasja e një ish-agjenti në Londër në vitin 2006 mbetet ende një “problem i madh”.

Por ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov tha se cështja nuk duhet të jetë një pengesë për përmirësimin e bashkëpunimit.

Marrëdhëniet mes dy vendeve u përkeqësuan pas helmimit të Litvinenko me substancën radioaktive polonium 210 dhe nuk janë përmirësuar ende.

Hetuesit britanikë dyshojnë se vrasja është kryer nga ish-agjenti i KGB-së Andrei Lugovoi, por Moska ka refuzuar ekstradimin e tij në Londër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA