Presidenti iranian Mahmoud Ahmadinejad ka deklaruar se vendi i tij mbështet një Liban të fuqishëm dhe të unifikuar.
Deklarata e Ahmadinejad vjen pavarësisht frikës së vizita e tij mund të kërcënojë stabilitetin e brishtë të Libanit.
Turma e përshëndeti presidentin iranian kur ai mbërriti në Beirut, sidomos pas deklaratës së tij mbështetëse ndaj lëvizjes Hezbollah.
Ahmadinejad do të mbajë një fjalim në një zonë të kontrolluar nga grupi shiit, për të cilën Irani ka dhënë fonde ristrukturimi, pas bombardimeve izraelite në vitin 2006.
Ndërsa nesër, me një lëvizje që mund të acarojë Perëndimin, ai do të vizitojë disa fshatra libanezë në kufirin jugor, ku në 2006-ën Hezbollah zhvilloi një luftë shkatërruese me Izraelin që shkaktoi 1200 libanezë dhe 160 izraelitë të vdekur.
Top Channel