Holanda ka kërkuar që votimi për aplikimin e Serbisë për të marrë statusin e vendit kandidat për në BE të shtyhet deri pas publikimit të raportit të ardhshëm të kryeprokurorit të gjykatës së Hagës.
Vendimi u morr njëzëri sot nga Parlamenti holandez. Sugjerimi do të paraqitet në mbledhjen e 25 tetorit të ministrave të Jashtëm të BE-së, por nuk dihet ende nëse do të pranohet nga Brukseli.
“Qeveria mendon se çdo hap i Serbisë drejt integrimit në BE duhet të bëhet në përputhje me bashkëpunimin e plotë me gjykatën e Hagës”, thuhet në dokumentin e miratuar nga Parlamenti i Holandës.
Nuk dihet nëse në këtë vendim të Amstërdamit zyrtar kanë ndikuar trazirat e shkaktuara dje nga huliganët serbë në Xhenova të Italisë.
Top Channel